Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore miratoi sot draftin përfundimtar, pas negociatash që zgjatën më shumë se tre muaj.
Teksti parashikon numërimin elektronik në të gjitha qendrat e votimit dhe një tavan më të ulët për shpenzimet e fushatës.
Pikat e mosmarrëveshjes
Mbeten ende të hapura çështja e votës nga jashtë dhe mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të komisionit zgjedhor.
Ky artikull është edhe në:English

Rreth autoritElira DaciGazetare, Politikë
Mbulon politikën shqiptare dhe institucionet prej dhjetë vitesh.
Gabim në artikull? Na shkruani për korrigjim


